

Dy studentë të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe morën pjesë në konferencën shkencore në Ulqin
Dy studentë të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe morën pjesë në konferencën shkencore në Ulqin
Dy studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” të Fakultetit të Filologjisë, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Fatlum Jashari dhe Egzon Jashari ishin pjesëmarrës në Konferencën e XVI-të Ndërkombëtare Shkencore dhe prezantuan për temën: “Fjalëformimi hibrid i shqipes me prapashtesa orientale: raste studimi dhe analiza”.
Kjo konferencë u mbajt më 24 maj në Ulqin të Malit të Zi me temë boshte “Gjuha dhe komunikimi në kohën e teknologjisë së informacionit”.
Organizues të kësaj konference ishin: Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim me bazë në Ulqin, Komuna e Ulqinit, Universiteti i Podgoricës, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Gjakovës e universitete e qendra të tjera shkencore ndërkombëtare. Kishte pjesëmarrës nga Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut etj., ku u dhanë referime nga fusha të ndryshme shkencore veçanërisht gjuhësia.
Fjalë përshëndetëse dhanë në mesin e përfaqësuesve të shumë universiteteve e qendrave shkencore edhe kryetari i Ulqinit, Omer Bajratari; prof. dr. Elez Osmani- Drejtor i Institutit për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim; prof. dr. Savo Marković- Rektor i Universitetit “Mediteran” Podgoricë; prof.dr. Rajmonda Këqira- Rektore e Universitetit ”Luigj Gurakuqi” Shkodër; prof. dr. Slobodan Nešković – Professor Honoris Causa i Fakultetit të Filozofisë, St. Cyrili dhe Metodi; prof. dr. Sampurna Mehta- Akademia Indiane e Shkencave Indi etj. Programi i konferencës (punimi i studentëve me nr. 35):
https://drive.google.com/file/d/1t0HocLcTPwquIq5jxtu9zuM8Z0b-nJFp/view?usp=drive_link






