

Libri “HISTORIA E LETËRSISË GJERMANE” i profesor Sejdi Demirit edhe në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”
Dy pako me libra dhuratë nga autori për Bibliotekën Universitare të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Bibliotekën e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë gjermane në këtë universitet. Librat i pranoi bibliotekisti z. Hekuran Kabashi dhe dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. Xhafer Beqiraj. Librat, me porosi të autorit, i solli prof. Izer Maksuti, mësimdhënës në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë gjermane, në këtë universitet.
Ky libër tashmë do të jetë edhe në duart e studentëve të Fakultetit të Filologjisë, sidomos të atyre të Degës së Gjuhës dhe Letërsisë gjermane. Dekani Xhafer Beqiraj dhe shefi i Degës prof. Ilir Kusha, edhe në emër të studentëve e falënderojnë autorin për këtë dhuratë të çmuar.
Libri “Historia e letërsisë gjermane”, për studentët që studiojnë gjuhën dhe letërsinë gjermane, por edhe për të tjerët që kanë interes të dinë më shumë për historinë e letërsisë gjermane, është një vepër tepër e dobishme, si tekst paralel, për të kuptuar dhe studiuar më lehtë pasurinë e letërsisë gjermane.
Sejdi Demiri studioi gjermanisht në Universitetin e Shkupit, ku gjatë studimeve dy semestra i qëndroi në Universitetin “Martin Luther” në Halle, në Gjermani. Punoi si mësues i gjuhës gjermane në gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup. Në vitin 1995 ishte bashkëthemelues i Katedrës së gjuhës gjermane pran Universitetit të Tetovës, ku dhe ligjëroi deri në vitin 2000. Në vitin 1996 punësohet në Ministrinë e Jashtme, deri në pensionim në vitin 2023. Gjatë viteve në MPJ ishte në shërbim diplomatik në Përfaqësinë e Ambasadës në Bon (2000 – 2004), në pozitën sekretarit të e dytë. Në vitin 2008 hapi Konsullatën e Përgjithshme në Mynih. Nga viti 2009 deri në vitin 2012 u emërua në pozitën ministër këshilltar në Ambasadën e RMV-së në Berlin.
Libri në fjalë është produkt i një pune 15 vjeçare të autorit




