

Mbahet forumi “Nxitja e vetëdijes kritike studentore”
Më 24.09.2025
Në kuadër të projektit “Truri në veprim: Studentë që pyesin, jo që binden”, të fituar nga grupi i punës i përbërë nga Sanije Parallangaj (udhëheqëse), Klea Hazrolli (administruese), Ylber Hoxha, Hatigje Skeja, Zejneb Abazi dhe Denis Fetovic (anëtarë) dhe mbështetur e mentoruar nga prof. asoc. dr. Vjollca Dibra – u.d. Dekane e Fakultetit të Filologjisë, ka filluar zbatimi i projektit me një forum të titulluar “Nxitja e vetëdijes kritike studentore”, mbajtur nga prof. Ertan Basha.
Forumi është mbajtur në Amfiteatrin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, në orën 12:15. Në këtë ngjarje studentët përfituan njohuri dhe u aftësuan me praktika të reja që do t’ju shërbejnë atyre për një zhvillim më të suksesshëm akademik në lidhje me nxitjen e vetëdijes kritike të studentëve. Ky aktivitet u mirëprit mjaft mirë nga të pranishmit dhe u vlerësua si i qëlluar.
Ky është forumi i parë në kuadër të projektit të lartpërmendur dhe në ditët në vijim priten të realizohen edhe aktivitete të reja.




