Me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit
Me rastin e 50-vjetorit të KONGRESIT të DREJTSHKRIMIT, më 17.11.2022, Prof. asoc. dr. Flamur Shala mori pjesë në Konferencën shkencore “Shqipja standarde sot”, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në konferencë morën pjesë anëtarë të të dy akademive dhe studiues të gjuhësisë shqiptare nga universitetet vendore dhe ndërkombëtare.