Mësimdhënësi, ass. Fikret Ramadani u dekorua me “Medalje të Artë” nga Universiteti i Tiranës
Gjatë periudhës kohore 2017 – 2019, ass. Fikret Ramadani ka studiuar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Duke vlerësuar punën dhe arritjet e larta në studime gjatë këtyre viteve, këto ditë, Rektorati i Universitetit të Tiranës, të njëjtit i ka ndarë një Certifikatë dhe një Medalje Ari me këtë motivacion:
Për përfundim me rezultate shumë të larta të programit të studimit “Master i Shkencave në Letërsi (Letërsi e përgjithshme dhe e krahasuar)” gjatë periudhës 2017 – 2019, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.
Ky shpërblim i veçantë do të jetë motiv shtesë që mësimdhënësi të vazhdojë edhe më tej drejt sukseseve akademike.