Mësimdhënësi Ph.D. c. Fikret Ramadani, mori pjesë në konferencën e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë
Mësimdhënësi Ph.D. c. Fikret Ramadani, asistent në Fakultetin e Filologjisë, mori pjesë në konferencën shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”, organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Institutit i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Në këtë konferencë të rëndësishme për dijet albanologjike, asistenti kumtoi me këtë temë: Utopia letrare dhe studimet në proces. Kjo kumtesë, u vlerësua me interes nga studiuesit e letërsisë.