Mirënjohje dhe falënderime për z. Agron Qovanaj
Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, i jep mirënjohje z. Agron Qovanaj për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si zyrtar për Shërbime Studentore në Fakultetin e Filologjisë dhe e përgëzon për ngritjen në pozitë zyrtare më të lartë në Universitet.
Në rolin e tij si zyrtar për Shërbime Studentore, A. Qovanaj ka qenë shembull dhe ka kultivuar një kulturë të bashkëpunimit dhe të përkushtimit në punë si me studentë e stafin administrativ, ashtu edhe me stafin akademik. Kjo ka ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve studentore në Fakultetin e Filologjisë. Puna e suksesshme dhe profesionale e tij ka lënë një ndikim të thellë në zhvillimin e Fakultetit të Filologjisë.
Dekani, në emër të vet dhe të kolegëve të Fakultetit të Filologjisë, e falënderon z. A. Qovanaj dhe i është shumë mirënjohës për kontributin e dhënë, dhe për ndikimin e madh që ka pasur në rritjen e cilësisë së shërbimeve studentore në njësinë akademike.
Shëndet e shumë suksese z. Agron Qovanajt!