

Ndihmesa e revistës “Përpjekja shqiptare” për gjuhën shqipe
Më 18.11.2024, prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku ishte pjesëmarrës në konferencën shkencore që është mbajtur në Muzeun e Alfabetit Shqip, në Maqedoni. Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe dhe të 22 Nëntorit, në Muzeun e Alfabetit Shqip është organizuar konferenca ndërkombëtare me temë: ‘Zhvillimi i arsimit kombëtar dhe gjuha shqipe’. Konferenca shkencore është organizuar në bashkëpunim me: Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë; Universitetin e Elbasanit, të Shkupit, të Korçës e të Durrësit dhe nga Qendra për Kërkime të Avancuara, në Shkup dhe me Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, në Shkup.
Në vazhdim e prezantojmë një fragment nga kumtesa e prof. Millakut: Numri i parë i revistës mujore ‘Përpjekja shqiptare’ doli në tetor 1936 dhe vazhdoi deri në dhjetor 1938. Në këtë revistë janë shtruar tema të ndryshme nga gjuhësia, letërsia, sociologjia, psikologjia, pedagogjia, historia, ekonomia, sporti e tema të tjera. Siç dihet, gjuha e revistës nuk është standarde dhe si e tillë ndihen mungesë kriteresh. Studiuesit të ndryshëm që kanë publikuar në revistë janë: Xhuvani, Riza, Çabej, Fishta, Bardhi, Shuteriqi e shumë dashamirës të tjerë të gjuhës, të cilët përmes punimeve të tyre e kanë ngritur vlerën kulturore, publicitare e shkencore të revistës.











