Në Fakultetin e Filologjisë u shënua Java e mirëseardhjes
Studentët e regjistruar në vitin e parë, sot më 06.10.2023, patën mundësi të njoftohen me programet studimore në Fakultetin e Filologjisë.
Me një fjalim përshëndetës, studentëve të rinj u drejtua dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj. Ai theksoi se zgjedhja e Fakultetit të Filologjisë është alternativ e qëlluar. Me një staf akademik të përgatitur që ka në përbërje kjo njësi akademike dhe me angazhimin tuaj, sukseset do të diskutohen, vazhdoi dekani Beqiraj. Krejt në fund, bëri me dije se studentët do të kenë përkrahjen e vazhdueshme të dekanatit.
Më pas, kryetarja e Këshillit të Fakultetit të Filologjisë, Olza Shemsidini, mbajti një fjalim, ku u fokusuan në mbështetjen e saj për studentët e rinj.
Ndërkaq, shefi i degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ass. Fikret Ramadani, bëri prezantimin e programit në fjalë.
Në vazhdim, prodekania e Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Sermin Turtulla bëri prezantimin e programit Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Ndërsa, shefi i degës së Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, prof. asoc. dr. Ilir Krusha, bëri prezantimin e programit të degës në fjalë.
Në fund, studentët u njoftuan me bibliotekën dhe ambientet e Fakultetit të Filologjisë.