

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” u mbajt trajnimi me temën “Making Classrooms More Communicative”
Më 9 qershor 2025, në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” u mbajt trajnimi me temën “Making Classrooms More Communicative”, i udhëhequr nga ligjëruesi amerikan Matthew Gleason, English Language Fellow. Në trajnim morën pjesë stafi akademik i universitetit si dhe studentë të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Trajnimi u fokusua në teknika dhe strategji për të bërë mësimdhënien më ndërvepruese dhe komunikative, duke promovuar pjesëmarrje aktive dhe mësim efektiv në klasë. Ky trajnim u mundësua nga Regional English Language Office Belgrade (RELO) dhe Ambasada Amerikane në Kosovë.





