

Në Universitetin "Ukshin Hoti" u mbajt konferenca ndërkombëtare me temën "Funksionimi i universiteteve shumëgjuhëshe"
Projekti i grantit hulumtues të programit HERAS+ “Shumëgjuhësia e bazuar në komunitet synon ndërkombëtarizimin: Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, si një pikëlidhje e komuniteteve në Kosovë” prezantoi gjetjet fillestare të hulumtimit të kryer në kuadër të projektit për shumëgjuhësinë e gjatë në Universitetin e Prizrenit. Sympoziumi ndërkombëtar priti folës dhe prezantues nga universitete të ndryshme evropiane dhe rajonale që paraqitën njohuritë e fundit mbi ekologjitë gjuhësore që zgjuan diskutime shumë cilësore mes studiuesve, hulumtuesve, akademikëve, studentëve dhe udhëheqësve të universitetit.
Znj. Fitore Fazliu, koordinatore tematike për kërkim dhe inovacion në HERAS+, mori pjesë në këtë simpozium dhe diskutoi për suksesin e arritur të projektit, shpërndarjen e rezultateve dhe rëndësinë e rezultateve të qëndrueshmërisë përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe fuqizimit të studiuesve të rinj të përfshirë në të.
Ky projekt është përbërë nga ekipi i Universitetit të Vjenës: Prof. Christiane Dalton-Puffer, Prof. Julia Hüttner, Prof. Karen Schramm, Mag. Tatjana Bacovsky; si dhe nga ekipi i Universitetit te Prizrenit: Prof. Sejdi Sejdiu, Prof. Vedat Bajrami, Prof. Ilir Krusha, Ma.Sc. Rezarta Ramadani, dhe Ma.Sc. Dorine Rakaj, të cilët do t’i prezantojnë rezultatet e këtij hulumtimi në konferencën e ICLHE në Maastricht, Holandë, nga 18-21 tetor 2022.
HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga MESTI dhe zbatohet nga WUS Austria, Qendra për Inovacion Social – ZSI dhe OeAD