

Ngjashmëritë dhe raportet kontrastive të nyjës së shqipes me gjuhët sllave
Profesor Millaku dhe prof. Beqiraj, më 17 dhe 18 tetor ishte pjesëmarrës me një kumtesë në konferencën shkencore që është organizuar nga Universiteti i Sofjes, i cili e kishte 30-të vjetorin e themelimit të departamentit të studimeve ballkanike. Konferenca kishte për temë: Balkan Parallels – Paralelet ballkanike.
Konferenca ishte ndërkombëtare dhe prof. Millaku e prof. Beqiraj kanë prezantuar e ligjëruar një ligjëratë, me temën: The similarities and contrast of the Albanian articles with Slavic languages – Ngjashmëritë dhe raportet kontrastive të nyjës së shqipes me gjuhët sllave.
Konferenca i ka zhvilluar aktivitetet e saj, sipas programit të paraparë, të cilin program e keni të bashkëlidhur. Punimi shkencor është në gjuhën angleze dhe do të botohet në nëntor nga Universitetit.
Në këtë aktivitet shkencor, profesorët i dhuruan edhe disa libra!






