

Nisma për bashkëpunim
Një grup i studentëve të Universitetit të Tiranës, të shoqëruar me disa mësimdhënës të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, qëndruan për vizitë në Universitetin “Ukshin Hoti”, Prizren.
Fillimisht, takimin e hapi dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj. Në cilësinë e nikoqirit, ai falënderoi studentët dhe profesorët duke shpresuar që takime të tilla të kemi më shpesh dhe të mos mungojë asnjëherë bashkëpunimi ndërakademik e institucional. Në anën tjetër, Zv. dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, prof. Elsa Rakipllari, pasi falënderoi kolegët për mikpritjen, theksoi se përveç bashkëpunimeve të stafit akademik duhet të drejtojmë energjitë edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet studentëve të të dy Universiteteve.
Kurse mendimet e profesorëve të tjerë dhe studentëve që ishin të pranishëm në këtë ngjarje hapën rrugë të reja diskutimi dhe i dhanë frymë këtij takimi.
Pas përfundimit të takimit, të pranishmit patën mundësi të njihen nga afër me Kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Prizren.