

Një ditë me studentët e Fakultetit të Filologjisë, mes artit dhe kulturës shqiptare
Sot, Fakulteti i Filologjisë përjetoi një ditë të paharrueshme të mbushur me frymëzim dhe pasion për artin dhe letërsinë shqiptare.
Duke vizituar vendet që mbajnë gjallë trashëgiminë e dy kolosëve të letrave tona dhe duke ndjerë pulsimin e Tiranës, ky udhëtim u bë një shembull i bukur i asaj që kultura dhe dija mund të na japin.
Në këtë vizitë përjetuam një udhëtim frymëzues në zemrën e kulturës dhe artit shqiptar.
Vizituam Shtëpinë-Studio të Ismail Kadaresë, ku çdo qoshe frymon letërsi, kujtime dhe histori. Rruga na çoi edhe drejt Shtëpisë-Studio të Dritëro Agollit, një tjetër përfaqësues i madh i mendimit shqiptar, i cili na la pas një trashëgimi që të kujton se sa shumë vlen fjala dhe arti i saj. Nuk mungoi ndalesa në librarinë Adriona, një oaz librash dhe dijesh, ku çdo faqe na fton të zbulojmë horizonte të reja.
Për ta përmbyllur, shëtitëm në disa prej hapësirave më të bukura të Tiranës, duke ndjerë pulsin e qytetit që jeton mes historisë dhe modernitetit.
Një falënderim i veçantë shkon për dekanin e Fakultetit të Filologjisë, z. Xhafer Beqiraj, dhe për administratën e Universitetit, të cilët i dhanë kuptim kësaj vizite, si dhe për të gjithë studentët që e bënë këtë ditë kaq të veçantë. Së bashku, jo vetëm që mësojmë, por krijojmë kujtime dhe frymëzim për të ardhmen tonë!
Pres me padurim aktivitetet e ardhshme, duke pasur besim të plotë se fryma pozitive që shpërndatë sot, studentë të dashur të Filologjisë, do të vazhdojë të na udhëheqë dhe të na frymëzojë në çdo hap të rrugëtimit tonë.
Kjo përvojë e paharrueshme është dëshmi e forcës së bashkëpunimit dhe pasionit për kulturën dhe dijen. Jemi të sigurt që çdo aktivitet tjetër do të jetë po aq i suksesshëm dhe frymëzues si ky, dhe se energjia jonë do të rritet gjithnjë e më shumë


























