Një komb – një gjuhë
Prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku ishte kumtues në konferencën shkencore që është organizuar nga Instituti i Albanologjisë, në Prishtinë; nga Akademia e Studimeve Albanologjike, në Tiranë dhe nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Profesor Millaku ishte drejtues i seancës së dytë shkencore dhe kumtues me temën: Çështje morfosintaksore në Projektin e drejtshkrimit të vitit 1967.
A.Kostallari ka thënë: “Projekti i 1967-ës ka 255 rregulla e 57 përjashtime e sqarime. Ky nuk është numër i madh, po të kemi parasysh që disa nga gjuhët më të mëdha të Evropës kanë drejtshkrime me 400 e 500 rregulla. Por ne mund ta pakësojmë edhe më tej numrin e përjashtimeve e të sqarimeve”
Millaku në kumtesën e tij ka prezantuar dhe trajtuar dymbëdhjetë çështje morfosintaksore.