

Njoftim mbi prezantim i veprimtarisë hulumtuese-shkencore nga drejtuesit e Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve
Më datë 15.06.2022, e mërkurë, nga ora 11:30,
në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, do mbahet një prezantim i veprimtarisë hulumtuese-shkencore nga drejtuesit e Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH).
Të pranishëm do të jenë:
Prof. Dr. Skënder Asani, drejtor i ITSHKSH, Shkup; do të flasë për veprimtarinë dhe botimet e Institutit.
Prof. Dr. Sefer Tahiri, sekretar shkencor,
Do na njoftojë për historikun e Institutit dhe departamentet e tij.
- Këshilltar shkencor në Sektorin e lidhjeve të ndërsjella kulturore, historike dhe gjuhësore mes shqiptarëve dhe maqedonasve me popujt tjerë të rajonit; Redaktor i Buletinit të ITShKSh-së
Prof. Dr. Zeqirija Ibrahimi, këshilltar shkencor, kryeredaktor i revistës “Studime Albanologjike”, do të flasë për revistat që boton ky Institut: “Studime Albanologjike”, “Scupi” dhe “Buletini”.
Ky Institut është institucioni i parë dhe i vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, themeluar në vitin 2007, i cili merret me ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e trashëgimisë kulturo-historike të shqiptarëve në këtë vend.
Instituti ka disa sektorë të fushave të ndryshme me dhjetë departamente për gjuhën, letërsinë, historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.