NJOFTIM - (Në bazë të vendimit të Qeverisë për masat shtesë anti-COVID)
NJOFTIM
Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me masat e reja anticovid19, dhe pas konsultave me u.d. Rektorin, Prof. asoc.dr. Samedin Krrabaj, të gjithë studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Filologjisë njoftohen se:
- Pezullohet (anulohet) mbajtja e të gjitha provimeve (dhe temat e diplomave) të parapara për ditën e hënë (më 13.09.2021), në nivel të Fakultetit të Filologjisë;
- Për të gjitha masat, që do të merren e zbatohen në ditët në vijim, do të njoftoheni të hënën, gjatë ditës, pas mbledhjes së kolegjiumit të dekanëve (më 13.09.2021);
Me respekt,
Prof. asoc.dr. Flamur Shala
U.d. dekan