

Njoftim për Pjesëmarrje në Konferencë Shkencore
Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra ka marrë pjesë në konferencën shkencore ” International European Congress on Advanced Studies in Basic Sciences,” e cila u mbajt nga data 11 deri më 13 nëntor 2024 në Romë, Itali. Gjatë kësaj konference prestigjioze, Prof. Dibra ka paraqitur punimin e saj të titulluar “Women as the Main Characters in the History of World Literature,” në bashkëautoresi me studeneten Eliza Berisha. Ky punim vë në pah rolon e rëndësishëm të grave në letërsinë botërore, duke theksuar ndikimin dhe kontributet e tyre si figura qendrore në histori, kulturë dhe art. Konferenca ka mbledhur akademikë, studiues dhe profesionistë nga e gjithë Europa, duke ofruar një platformë për diskutimin dhe shkëmbimin e ideve mbi zhvillimet më të fundit në shkencat bazë. Ne e përgëzojmë Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra dhe studenten Eliza Berisha për këtë arritje të rëndësishme dhe shpresojmë që ky kontribut të vazhdojë të frymëzojë dhe të motivojë studentë e kolegë të tjerë në hulumtimet e tyre.




