

Njoftim për Studentët e UHHP-së
Të dashur studentë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,
Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin promovues të projektit “SINCERE” – Strengthening Integrity and Ethical Culture in Regional Higher Education, i cili do të mbahet të hënën, më 25 maj 2026, në ora 13:30, në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit Erasmus+ SINCERE dhe synon promovimin e integritetit akademik, etikës në arsimin e lartë dhe ndërtimin e një kulture të përgjegjshme akademike.
Gjatë aktivitetit do të zhvillohen prezantime dhe aktivitete interaktive me studentët lidhur me:
- integritetin akademik;
- plagjiaturën dhe etikën akademike;
- përdorimin e drejtë të burimeve akademike;
- rëndësinë e punës origjinale dhe përgjegjësisë në studime.
Pjesëmarrja juaj do të ishte një kontribut i vlefshëm për forcimin e kulturës akademike në universitetin tonë.
Mirë se vini!
Prof. Dr. Sejdi Sejdiu
Koordinator i Projektit SINCERE
Fakulteti i Filologjisë
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren


