

Njoftim për studentët
Njoftohen studentët e vitit të dytë, të tretë dhe të katërt të Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Fakulteti i Filologjisë, se të enjten, duke filluar nga ora 10:30, në amfiteatrin e Universitetit do të shfaqet filmi Zodiac.
Filmi pasqyron mënyrën se si linguistika forenzike dhe analiza e gjuhës përdoren për të ndihmuar në zgjidhjen e krimeve, duke ofruar një këndvështrim të vlefshëm lidhur me aplikimet praktike të gjuhësisë në kontekste reale.
Për studentët e vitit të dytë, kjo temë është e paraparë me planprogram dhe është pjesë përbërëse e përmbajtjes mësimore në kuadër të lëndës Gjuhësi e aplikuar, e ligjëruar nga Prof. ass. dr. Rezarta Ramadani.
Të gjithë studentët e interesuar janë të mirëpritur të marrin pjesë.


