Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” – Prizren
22.03.2024
40 nxënësve të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, të shoqëruar nga drejtori Alidin Flugaj, pedagogu i shkollës Skender Susuri dhe 4 mësuese morën pjesë në këtë aktivitet. Nikoqiri i këtij takimi, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, dekan i Fakultetit të Filologjisë, mirëpriti nxënësit dhe stafin e shkollës. Më pas, mbajti një ligjëratë me temë: Huazimet në shqipe dhe pesha e rëndësia e drejtshkrimit të gjuhës shqipe në ditët e sotme. Ligjëratën e pasuruan edhe pyetjet interesante të nxënësve drejtuar profesorit Beqiraj. Përpos që shfaqen interesim për përcjelljen e ligjëratës, nxënësit me plot vullnet paraqiten projektin e tyre në lidhje me përdorimin e gabuar të disa fjalëve. Projekti në formë të prezantimit u realizua në tri gjuhë: shqip, boshnjakisht dhe turqisht.
Pas përfundimit të pjesës së parë të takimit, dekani Beqiraj, njoftoi nxënësit dhe stafin e shkollës me ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren, me bibliotekën dhe sallat e mësimit në Fakultetin e Filologjisë.
Ndërkaq, para përfundimit të takimit, dekani Beqiraj dhe shefi për mësim, ass. Fikret Ramadani, u shprehen mirënjohës dhe falënderues ndaj nxënësve dhe stafit të shkollës “Abdyl Frashëri” të Prizrenit.