

Organizim i përbashkët për shënimin e Ditës Botërore të Gjuhës Angleze
Me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në bashkëpunim me Kolegji AAB, organizuan edicionin e tetë të recitalit studentor.
Ky aktivitet i përbashkët solli një program të pasur artistik dhe kulturor, ku studentët nga të dy institucionet interpretuan poezi, këngë dhe performanca skenike, duke dëshmuar nivel të lartë kreativiteti dhe përkushtimi.
Fakulteti i Filologjisë u përfaqësua nga studentët:
- Valmir Mallakaj – “The Things I Don’t Allow Myself to Say”
- Saranda Gavrani – “My Hidden Love”
- Dreni Brahaj – “My Mother”
- Diellza Hajdari – “Sparkle-Sparkle”
Studenti Valmir Mallakaj u nderua me çmimin Best Poet Award, ndërsa çmimi Best Performance Award iu nda Çendresa Mehmetajt nga Kolegji AAB.
Fakulteti i Filologjisë shpreh mirënjohje të veçantë për Kolegji AAB për mikpritjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti të përbashkët.











