Pjesëmarrja e profesorëve të Fakultetit të Filologjisë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë, më 09 qershor 2023
Në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkombëtare me temë bosht: “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar”, organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universiteti “Fehmi Agani”, në Gjakovë, më 09 qershor 2023, morën pjesë edhe dy profesorë të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti”: prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj (bashkautorë me prof. ass. dr. Shemsi Hazirin dhe prof. ass. dr. Senad Nezirin) me kumtesën me titull “Studim kontrastiv i disa parafjalëve ndërmjet shqipes dhe dhe anglishtes” dhe prof. asoc. dr. Shkëlqim Millaku me kumtesën me titull “Anglicizmat prurje të reja apo sfidë për gjuhën shqipe”.
Konferenca i zhvilloi punimet në disa senaca paralele, ku morën pjesë studiues të njohur prej disa universitetesh, si: nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi etj.
Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj pati takime edhe me dekanin e Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Kamber Kamberi dhe me kolegë të tjerë të departamentit të Gjuhës Shqipe të FF-së – UFAGJ, ku u bisedua për mundësi të bashkëpunimit ndëruniversitar