Pjesëmarrja e profesorëve të Fakultetit të Filologjisë, në Konferencën e organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së
Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare”, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, në Shkup, më 21 shkurt 2024, organizoi Konferencën Shkencore Mbarëkombëtare, me temë:
“Gjuha shqipe – perspektivat dhe rreziqet”
Pjesë e programit të kësaj konference ishin: Ahmet Selmani, Këshilltar i redaktimit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, tema: “Gjuha si fenomen brenda kohës dhe hapësirës”; Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, tema: “Për një prestigj evropian të shqipes së sotme”; Xhafer Beqiraj, Universiteti i Prizrenit, Republika e Kosovës, tema: “Përdorimi i gjuhës shqipe në media dhe në rrjete sociale“; Abdurrahman Maxhuni, drejtues i Degës së Gjuhësisë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Republika e Kosovës, tema: Revista “Gjuha shqipe” – 42 vjet kushtuar kulturës së gjuhës e shqipes standarde”; Ajten Ajdari Qamili, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Republika e Maqedonisë së Veriut, tema: “Përballja e shqipes me gjuhët e tjera ndër shekuj”; Shezai Rrokaj, drejtues i Departamentit të Gjuhësisë, Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërisë, tema: “Gjuha shqipe – mishi dhe ashti i kombit tonë“; Anyla Saraçi, drejtuese e Departamentit të Gjuhë-Letërsisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Republika e Shqipërisë, tema: “Zhargoni përmes muzikës – “Trend” i çoroditjes gjuhësore“; Izer Maksuti, Universiteti i Prizrenit, Republika e Kosovës, tema: “Ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë”; Qëndrim Morina, Gjimnazi “Hasan Nahi”- Prishtinë, Republika e Kosovës, tema: “Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj“.
Fjalime përshëndetëse gjatë hapjes së kësaj konference mbajtën:
drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu; rektori i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Jusuf Zeneli; dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërisë, prof. dr. Sabri Laçi; drejtuesi i katedrës së Gjuhës dhe Letrësisë shqipe, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, prof. dr. Ismet Osmani; dekani i Fakultetit Filologjik, prof. dr. Berton Sulejmani, UT, Tetovë.
Në nëntor të vitit 1999 UNESCO shpalli 21 shkurtin si: “Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare”. Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve, që organizohen kudo në botë, më 21 shkurt të çdo viti.