Pjesëmarrja e profesorëve të Fakultetit të Filologjisë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, më 5 maj 2023
Në konferencën me temë: “Ligjërimi i shkruar dhe i folur, probleme reale dhe propozime konkrete për zgjidhjen e tyre”, organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Departamenti i Gjuhës shqipe, pranë Fakultetit të Edukimit, në Durrës, më 5 maj 2023, morën pjesë edhe pesë profesorë të Fakultetit të Filologjisë, të Universitetit “Ukshin Hoti”, Prizren: prof. asoc. dr. Flamur Shala, prof. asoc. dr. Izer Maksuti, prof. asoc. dr. Shkëlqim Millaku, prof. asoc. dr. Teuta Vinca, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj dhe ass. Fjolla Duraku.
Konferenca i zhvilloi punimet paralelisht në 7 panele, ku morën pjesë studiues prej disa universitetesh, si: nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj dhe senatori i Fakultetit, prof. asoc.dr. Izer Maksuti patën takime edhe me dekanën e Fakultetit të Edukimit, prof. dr. Klodiana Leka dhe me përgjegjësen e departamentit të Gjuhës shqipe, prof. as. dr. Edlira Abdurahmani, ku u bisedua për mundësi të bashkëpunimit ndëruniversitar.
Linku i programit të konferencës: https://uamd.edu.