Pjesëmarrja në konferencën mbi “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”
Në kuadër të edicionit të katërt të manifestimit kulturor – shkencor
“Ditët e Alfabetit – 2022” (14-22 nëntor) me temë “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane” organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, më datë 16 nëntor 2022, morën pjesë edhe 3 profesorë të Fakultetit të Filologjisë, të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
Dekani prof.asoc.dr. Xhafer Beqiraj dhe prof.ass.dr. Vilson Marku kishin kumtesën: “Gustav Meyer dhe dorëshkrimi ‘Albanesische Grammatik’ e vitit 1886”, ndërsa prof.asoc.dr. Izer Maksuti mbajti kumtesën me titull: “Ndihmesa e Maksimilian Lambercit për njësimin e gjuhës së përbashkët letrare shqipe”.
Kjo pjesëmarrje ishte edhe në frymën e realizimit të marrëveshjes për bashkëpunim, nënshkruar nga të dy institucionet tona, për shkëmbim përvojash dhe organizim të përbashkët të veprimtarive shkencore.