

Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Sociale dhe Humane – Amsterdam, Qershor 2025
Prof. Assoc. Dr. Vjollca Dibra, Dekane e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” – Prizren, së bashku me studenten e Fakultetit, Shkëndije Omaj, morën pjesë në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare për të Ardhmen e Shkencave Sociale dhe Humane, e mbajtur në Amsterdam më 26–29 qershor 2025.
Në këtë konferencë shkencore me përmasa ndërkombëtare, Prof. Dibra prezantoi punimin me titull:
“The Absurd Character in World Literature: Between Revolt and Resignation to Fate”,
i cili trajton mënyrat se si figura e personazhit absurd në letërsinë botërore pasqyron sfidat ekzistenciale, përmes shembujve krahasues nga autorë si Albert Camus, Franz Kafka dhe Samuel Beckett.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje përfaqëson një mundësi të vlefshme për shkëmbim profesional dhe për promovimin e shkencës dhe arsimit të lartë të Kosovës në një platformë ndërkombëtare.
Fakulteti i Filologjisë përgëzon profesoreshën Dibra për përfaqësimin dinjitoz dhe kontributin e saj në fushën e letërsisë krahasuese dhe studimeve kulturore.



