Prof. asoc. dr. Flamur Shala mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Prof. asoc. dr. Flamur Shala mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (XLI), organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës. Në këtë veprimtari shkencore prof. Shala u paraqit me kumtesën më titull “Paskajorja e tipit ‘me shkue’ dhe lidhorja ‘të shkoj’ – prejardhja, ngjashmëritë dhe dallimet”.
Në Seminarin XLI morën pjesë studiues të njohur nga të gjitha trojet shqiptare dhe studiues nga vende të huaja.