

Prof. Asoc. Dr. Flamur Shala nderohet me çmimin Medalja e Artë "Aleksandri i Madh"
Në Salaminë të Greqisë, Shoqata Ndërkombëtare për Kulturë, Shkencë, Arte, Letërsi, Politikë dhe Sport “Kafeneja e Ideve” organizoi Edicionin e 41-të më 10 nëntor 2024. Në këtë ceremoni, e cila u mbajt nën patronatin e UNESCO-s, u ndanë çmime për kontribute të shquara në fusha të ndryshme. Për kontributin e tij të vyer jetësor Prof. Asoc. Dr. Flamur Shala u nderua me çmimin Medalja e Artë “Aleksandri i Madh”. Nderimi me këtë çmim i profesor Shalës është nder edhe për Fakultetin e Filologjisë dhe universitetin në përgjithësi. Fakulteti i Filologjise- Universiteti ”Ukshin Hoti” Prizren.








