Prof. Asoc. Dr. Flamur Shala zhvilloi vizitë në Universitetin e Zarës
Pas vizitave të shumta, të njëpasnjëshme, që iu bëmë institucioneve të Zarës, si bibliotekës së qytetit, arkivit të qytetit, muzeut antik të Zarës, shkollës fillore në Arbanas “Kruno Krstiq”, Shoqatës Kulturore të Arbanasve “Vicko Zmajeviq”, degëve të Shoqatës së shqiptarëve të Zarës, institucioneve fetare dhe takimeve me arbanas që flisnin arbënisht, më, me Akademik Rexhep Ismajlin, Akademik Bardh Rugovën dhe Akademik Shkumbin Munishin, vizituam Universitetin e Zarës.
Takimi me prorektoren për marrëdhënie me jashtë, Prof.dr. Nedjeljka Baliq, u organizua nga Prof.dr. Teuta Serreqi, udhehqëse e Departamenit të Filologjisë Klasike (për greqishten dhe latinishten e vjetër). Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit me universitetet në Kosovë dhe edhe me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.
U bisedua për bashkëpunimin lidhur me mundësinë e shkëmbimit të studentëve dhe mësimdhënësve ndërmjet universiteteve tona edhe nëpërmjet projekteve me Erasmus. Po ashtu, u shfaq interesimi për gjuhën shqipe si lëndë në një nga programet e mundshme në fushën e filologjisë në Universitetin e Zarës, me interes për studentët shqiptarë, arbënesh dhe të tjerë, që jetojnë në Zarë e në vende të tjera.
Ftesa për shkëmbimin e mësimdhënësve dhe studentëve është mirëpritur. Në kuadër të bashkëpunimit, Prof. dr. Teuta Serreqi u ftua që të mbajë ligjëratë në Universitetin Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Duhet përmendur mikëpritjen, zemërgjerësinë dhe gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet arsimore dhe kulturore të Zarës