

Prof. asoc. dr. Izer Maksuti dhe asistentja Vezire Krasniqi pjesëmarrës në konferencën e organizuar në Universitetin e Tiranës
Në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, nga 26 deri 27 shtator 2024, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Berlinit, zhvilloi punimet konferenca ndërkombëtare me titull „Aspektet gjuhësore, profesionalizmi dhe ndërkulturaliteti në fushën e gjermanistikës“ në serinë „Gjuha e specializuar gjermane në teori dhe praktikë.“ (Sprachlichkeit, Fachlichkeit und Interkulturalität im Germanistischen Bereich“ in der Reihe „Berufssprache Deutsch in Theorie und Praxis).
Dy ditë me radhë, studiues dhe mësimdhënës nga mbi dhjetë vende paraqitën kumtesat e tyre në fusha të ndryshme të gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës gjermane.
Prof. Izer Maksuti paraqiti kumtesën me titull “Pjesa e ndërkombëtarizmave në fushën e fonetikës dhe fonologjisë – Përdorimi i tyre në mësimin e gjermanishtes si gjuhë e huaj” (Der Anteil der Internationalismen im Fachbereich der Phonetik und Phonologie -Deren Nutzen im DaF-Unterrich).
Asistentja Vezire Krasniqi, MSc., PhD kandidate në Universitetin e Tiranës, në kuadër të studimeve të saj të doktoratës, mbajti kumtesën me titull: Visuelle Kommunikation im Deutsch-albanischen Unterricht: Eine interkulturelle Betrachtung.
Ky cikël konferencash që organizohen nga viti 2016, vjet u zhvillua në Berlin, sivjet në Tiranë, vitin e ardhshëm do të jetë rishtas në Gjermani, në Würzburg






