

Prof. Asoc. Dr. Sermin Turtulla, e ka përfaqësuar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren në INCSOS Kongresin e VIII ndërkombëtar të shkencave shoqërore në Tekirdag
Prof. Asoc. Dr. Sermin Turtulla, e ka përfaqësuar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren në INCSOS Kongresin e VIII ndërkombëtar të shkencave shoqërore në Tekirdag që u mbajt më 20-23.010.2022 në Universitetin e Tekirdağut Namık Kemal. Kongresi u organizua nga universiteti nikoqir në bashkëpunim me Universitetin ndërkombëtar të Ballkanit (Maqedoni) dhe në mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Turqisë, Prof. Dr. Mustafa ŞENTOP. Universiteti ynë u përfaqësua edhe në panelin e mbajtur me temën “E ardhmja e Ballkanit dhe Turqia”.
Kongreset e mëparshme të INCSOS-it janë mbajtur në Baku, Ankara, Shkup, Rumuni, Uzbekistan, Jerusalem dhe Malaga të Spanjës, përderisa qëllimi i kongresit të VIII ishte të sjellë komunitetin e studiuesve nga fusha e shkencave shoqërore dhe të përkrahë lidhjet midis të kaluarës dhe të tashmes me prezantimet e mbajtura në gjuhën turke dhe angleze mbi çështjet e kulturës, historisë, letërsisë dhe gjeografisë së përbashkët.