

prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku dhe prof.asoc.dr. Teuta Kafexholli ishin pjesëmarrës në Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike i organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Kosovës.
Kuvendi është organizuar nga data 25 deri më 27 nëntor dhe është mbajtur në Tiranë. Kuvendi kishte rreth 180 studiues të albanologjisë, vendas e të huaj, të cilët janë ritakuar pas 50 vitesh në Shqipëri, ku kanë kujtuar se një kuvend me të tilla përmasa është mbajtur në vitin 1972.
Profesor Millaku ka drejtuar seancën e dytë dhe ka referuar me temën: Kontributi i Eric Hampit për shqipen dhe rumanishten.
Profesoresha Teuta Kafexholli ka referuar për: Rrëfim për jetën dhe vdekjen në tregimin “Natë muaji maj” të Kutelit.