Prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku dhe prof.ass.dr Dardan Vuniqi ishin pjesëmarrës në konferencën shkencore me temën: "Terminologjia e fushave humane dhe pasqyrimi i saj në fjalorë."
Prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku dhe prof.ass.dr Dardan Vuniqi ishin pjesëmarrës në konferencën shkencore me temën: “Terminologjia e fushave humane dhe pasqyrimi i saj në fjalorë.”
Konferenca është organizuar nga Fakulteti i Filologjisë në Tiranë dhe disa fakultete të tjera dhe është mbajtur, më 11.05.2023.
Profesorët e Fakultetit të Filologjisë dhe të Juridikut në Prizren kanë prezantuar për temën: Roli kuptimor i grupit të fjalëve në terminologjinë e drejtësisë, kështu që i kanë hulumtuar dhe studiuar gjithsej 2612 grupe të fjalëve ose togfjalësha dhe 205 fjalë të përbëra ose kompozita.
Punim ka prurje të reja kuptimore, analizuese e shkencore për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës standarde dhe prurje për pasurimin e terminologjisë së drejtësisë.
Punimi i kompletuar do të botohet sipas rekomandimeve të Fakultetit të Filologjisë në Tiranë, kurse programin e konferencës mund ta gjejnë në këtë link: