

Prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku ishte në Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakulteti e Filologjisë, i cili sot ka organizuar Seminarin e XV Ndërkombëtar të Albanologjisë
Seminari në këtë vit, si temë qendrore kishte “Shqiptarët dhe kultura e kujtesës”.
Profesori ishte pjesëmarrës i Seminarit dhe ka folur për kontributin e Eric Hampit për gjuhësinë.
Eric Hamp (16.11.1920 –17.02.2019) është amerikan dhe një gjigant i thellë i studimit të fjalës dhe të gjuhëve, por në veçanti ishte mik i shqiptarëve dhe i gjuhës shqipe. Si njohës i mirë i disa gjuhëve, Hampi bëhet i kompletuar dhe mjaft mirë i argumentuar në studimet e tij krahasuese dhe etimologjike. Ai ka mbi 3500 publikime të ndryshme gjuhësore.