

Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra mbajti ligjërata në Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë
Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, ushtruese e detyrës së Dekanit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, realizoi me sukses mobilitetin akademik në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë.
Gjatë ligjëratave interaktive me studentët, u trajtuan tema të rëndësishme mbi komunikimin e shkruar, me theks në qasjet bashkëkohore, saktësinë dhe strukturën në të shkruarit akademik.
Ky angazhim kontribuon në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në shkëmbimin e praktikave të mira në arsimin e lartë.
Momente nga ligjëratat dhe puna në grupe me studentët e UEJL



