

Prof. Xhafer Beqirajt mori pjesë në Konferencën e Tretë Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovë
Prof. Xhafer Beqirajt mori pjesë në Konferencën e Tretë Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovë, e cila u mbajt në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës, më 29 shtator 2025.
Konferenca, me temë “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar”, mblodhi studiues, profesorë dhe kërkues shkencorë nga fusha të ndryshme të filologjisë për të ndarë arritjet dhe përvojat e tyre shkencore.
Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, prof. Beqiraj mori pjesë me kumtesën “Globalizimi dhe ndikimi i huazimeve në gjuhën shqipe”, duke trajtuar me profesionalizëm ndikimet gjuhësore që globalizimi sjell në sistemin e shqipes dhe sfidat që paraqiten në ruajtjen e pastërtisë së saj.
Në përfundim të konferencës, dekanati i Fakultetit të Filologjisë i Universitetit “Fehmi Agani” dhe drejtori i konferencës, prof. ass. dr. Petrit Duraj, nderoi prof. Beqirajn me mirënjohje për kontributin e dhënë në themelimin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e konferencës “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar”.
Kërkimet shkencore dhe bashkëpunimi akademik janë ura që lidhin të ardhmen tonë mbarëkombëtare.






