Profesor Maksuti mbajti ligjëratë të hapur me temë: “Leksiku ndërkombëtar në mësimin e gjuhëve të huaja
Profesor Izer Maksuti mbajti ligjëratë të hapur me temë: “Leksiku ndërkombëtar në mësimin e gjuhëve të huaja” (Der internationale Wortschatz im Fremdsprachenunterricht).
Prof. Asoc. Dr. Izer Maksuti, profesor në programin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane në Fakultetin e Filologjisë, ka mbajtur ligjëratë të hapur me 16 studentët nga Universiteti i Hildesheimit dhe Universiteti i Hannoverit, ku kanë marr pjesë edhe studentët e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë gjermane, të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
Qëllimi dhe përmbajtja e kësaj ligjërate tematike ishte paraqitja e pjesës së përbashkët të leksikut të çdo gjuhe, të atij ndërkombëtar, përkufizimi, tendencat e ndërkombëtarizimit të leksikut, sidomos në vitet e fundit, dobia e përdorimit të tij në procesin e mësimit të gjuhëve të huaja, vetëdijesimi për rëndësinë e këtyre veçorive të përbashkëta të gjuhëve etj.
Meqë pala e studentëve gjermanë shprehën interes për gjuhën shqipe dhe mësimin e saj nga të huajit dhe si gjuhë e prejardhjes në vendet gjermanishtfolëse, prof. Maksuti, kishte përgatitur edhe një përmbledhje të librave të mësimit të shqipes në gjermanisht, si dhe materiale tjera të dobishme për shqipen në gjermanisht nga autorë gjermanë dhe shqiptarë.