

Profesor Millaku në "Krestomacinë e albanologjisë" 1
Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi “Krestomacinë e albanologjisë” 1, me autor prof. Tefë Topalli. Këtu është përfaqësuar edhe profesor Millaku dhe shumë gjuhëtarë shqiptarë të tjerë. Kontributi shkencor i prof. Millaku ka zënë vend në këtë përzgjedhje me 12 faqe tekst të këtij libri, kurse në fejzbuk, prof. Millaku është shprehur: Paska zënë vend kontributi im shkencor në Enciklopedinë e albanologjisë apo në ‘Krestomacinë e albanologjisë’ 1, të botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Autorit z. Tefë Topallit i uroj shëndet, urime dhe e falënderoj përzemërsisht për një punë serioze e shkencore të tillë. Bashkimi, vlerësimi dhe ngritja e fuqisë intelektuale është shpresa e vetme për t’i zhvilluar e integruar vendet tona.




