Profesor Millaku pjesëmarrës në Javën e Albanologjisë 14/2023
Kontributi i prof. Emil Lafes për gjuhën, kulturën dhe shoqërinë tonë, në përgjithësi është i shumanshëm, i shëndosh dhe prodhimtar. Si një gur i çmuar që ka shkëlqyer kudo që ka kontribuar, ai ndershëm e në rrugë profesionale i shërbeu vendit, i cili shërbim, përmes punës shkencore të tij hapi dhe hapën themelet e kodifikimit të gjuhës, të cilën e kishim pritur me shekuj për ta kodifikuar. Kontributi shkencor i prof. Emilit dhe dashamirësve të tjerë është bazament jetësor për gjuhën dhe kulturën tonë. Punimi i prof. Millakut ka pesë objektiva për t’i analizuar dhe trajtuar:
- Analiza apo çështja e parë është vështrimi i punimit shkencor: “Kyçem në politikë … – shpërfytyrim i të folurit shqip”. Grupi i fjalëve “kyçem në politikë”, fjala kyçem, a është fjalë sllave apo e ndonjë gjuhë tjetër?
- Çështja e terminologjisë që trajtohet nga prof. Emili është çështje e rëndësisë së veçantë shkencore dhe kombëtare.
- Emil Lafe për studiuesit e tjerë ka botuar disa studime në revistën Gjuhë shqipe, të cilët, disa nga ata studiues janë: Sami Frashëri, Dritëro Agolli, Idriz Ajetit, Selman Rizën, Mahir Domi, Dhimitër Kamarda, Oda Buchholz e ndonjë tjetër.
- Studiuesit e tjerë që kanë botuar për Emil Lafen në revistën Gjuha shqipe janë: Shefkije Islamaj, Xhevat Lloshi, Kujtim Kapllani, Viktor Bakillari, Emin Kabashi, Naim Berisha, Artan Xhaferaj e ndonjë tjetër.
- Çështja e fundit për këtë punim është studimet e botuara të profesor Emil Lafes në revistën “Gjuha shqipe”, i cili ka botuar dhjetëra studime, të cilat janë me interes për gjuhën standarde, për kulturën, për normën dhe drejtshkrimin e shqipes, për historinë e gjuhës, për leksikun , të cilat studime, disa nga ato do t’i analizojmë në pika thelbësore.
Programi: