

Projekti i Fituar: “Fjala – Zëri ynë në letër”
Me krenari njoftojmë se grupi i punës “Diell”, i përbërë nga Djellza Perteshi (Koordinatore), Diellza Hajdari (Menaxhere e logjistikës) dhe Xheneta Perteshi (Përgjegjëse e dokumentimit) ka fituar financim për projektin me titull “Fjala – Zëri ynë në letër”.
Ky projekt shënon vazhdimësinë e revistës studentore “Fjala”, pas botimit të numrit të parë, duke krijuar një hapësirë të qëndrueshme për shprehjen e mendimeve, ideve dhe krijimeve të studentëve. Revista do të fuqizojë kulturën e leximit, shkrimit dhe reflektimit në jetën universitare, duke e bërë zërin e studentëve më të pranishëm dhe më të fuqishëm.
Projekti financohet nga ORCA në kuadër të thirrjes “HEI’25”, dhe përfaqëson një arritje të rëndësishme që pasqyron përkushtimin e studentëve tanë për inovacion akademik dhe angazhim shoqëror.


