

Projekti i Fituar: “Truri në veprim: Studentë që pyesin, jo që binden”
Grupi i punës i përbërë nga Sanije Parallangaj (udhëheqëse), Klea Hazrolli (administruese), Ylber Hoxha, Hatigje Skeja, Zejneb Abazi dhe Denis Fetovic (anëtarë) ka fituar financim për projektin me titull “Truri në veprim: Studentë që pyesin, jo që binden”.
Projekti synon të fuqizojë mendimin kritik dhe vetëdijen qytetare te studentët përmes metodave ndërvepruese dhe krijuese të angazhimit. Projekti përqendrohet në tri linja veprimi: forumet studentore, forumet e mendimit kritik, dhe aksionet simbolike publike.
Projekti është mbështetur dhe mentoruar nga: Prof. asoc. dr. Vjollca Dibra – u.d. Dekane e Fakultetit të Filologjisë.
Projekti financohet nga ORCA në kuadër të thirrjes “HEI’25”, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të zërit të studentëve dhe transformimit të klasës në një hapësirë ku pyetja dhe reflektimi janë në qendër të të nxënit.


