

Takim bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Filologjisë dhe Radio Televizionit të Kosovës (RTK)
Dekania e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, zhvilloi sot një takim pune me z. Hysen Hundozi, Drejtor Gjeneral të RTK-së, dhe znj. Elvana Prekazi, Udhëheqëse e Departamentit për Strategji dhe Zhvillim në RTK.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese ku u diskutua për krijimin e urave konkrete ndërmjet Fakultetit të Filologjisë dhe RTK-së, me fokus në:
- zhvillimin e praktikave profesionale për studentët e Fakultetit;
- angazhimin e profesionistëve të RTK-së në ligjërata jashtëkurrikulare për studentët e programeve të gjuhës, komunikimit dhe gazetarisë;
- transmetimin e videove promovuese për programet studimore të Fakultetit të Filologjisë;
- si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.
Takimi u vlerësua si shumë i frytshëm dhe rezultoi me përgatitjen e një Memorandumi Mirëkuptimi (MOU) që pritet të nënshkruhet në ditët në vijim, duke institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.
#FacultyOfPhilology #UniversityofPrizren #RTK #Collaboration #StudentPractice #MediaEducation #PublicBroadcasting #Partnership #MOU


