Sesion informues nga Këndi Amerikan
Dje, Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Edukimit, mirëpriti përfaqësuesit e Bibliotekës dhe Këndit Amerikan Prizren. Koordinatorët e Këndit Amerikan i informuan studentët lidhur me programet dhe aktivitetët që i organizojnë si dhe për mundësitë e tjera që u ofrohen studentëve.
Në këtë sesion të pranishëm ishin: Prof.ass.dr. Adelina Rakaj, Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof.asoc.dr. Xhafer Beqiraj, Dekan i Fakultetit të Filologjisë, Prof.asoc.dr. Vedat Bajrami, Dekan i Fakultetit të Edukimit, Sahadete Sadikaj Kukaj, Drejtoreshë e Bibliotekës Prizren, Merita Dakaj dhe Besart Osmani, Koordinatorë të Këndit Amerikan dhe Dr.Dorinë Rakaj, asistente në Fakultetin e Filologjisë.