Sesion informues për programin Global UGRAD
Dje, Fakulteti i Filologjisë, Departamenti Gjuhë dhe Letërsi Angleze, mirëpriti përfaqësuesen e American Councils, Nora Nimani Musa, e cila pati mundësinë t’i informojë studentet lidhur me Programin Global të Shkëmbimit Studentor (Global UGRAD). Ky program parasheh dhënien e bursave të financuara plotësisht, për kryerjen e një semestri të studimeve akademike jo-diplomike në një kolegj apo universitet në SHBA.
Ndër të tjera, studentët u njoftuan lidhur me afatet kohore dhe kushtet e aplikimit rreth këtij programi. Të pranishmit patën interesime të ndryshme rreth programit në fjalë.
Shefja e departamentit, ass. Dorinë Rakaj, i njoftoi studentët që edhe me parë studentë të degës Gjuhë dhe Letërsi Angleze kanë aplikuar për këtë program dhe tani studiojnë në universitete prestigjioze në SHBA.