

Studentet e Fakultetit të Filologjisë deklamuan në Ditën e Martirëve në Korishë
Me iniciativën e dekanit të Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, studentët e Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe morën pjesë në Ditën e Martirëve, mbajtur më 13 maj. Në mesin e pikave që shënonin përkujtimin e të rënëve në vitin 1999, pikërisht në fshatin Korishë, studentet: Samra Sokoli, Blerita Hajdari, Diellza Përteshi dhe Blerta Bislimaj deklamuan një pjesë artistike para të pranishmëve.
Vlen të theksojmë se teksti i lexuar është shkruar nga profesori i ndjerë, prof. dr. Abdullah Zymberi. Ndërkaq për përgatitjen e studenteve është përkujdesur, ass. Fikret Ramadani.
Me shënimin e kësaj dite nga ana e studenteve dhe stafit akademik u realizua edhe një kusht për kontributin e Universitetit në komunitet.





