Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, pjesëmarrës në Konferencën shkencore ndërkombëtare
Universiteti i Tiranës në Shqipëri ka organizuar një konferencë shkencore ndërkombëtare, e cila për temë boshte kishte: “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj UT flet me zërin e studentëve ”. Në këtë konferencë morën pjesë njëzet e nëntë (29) institucione të ndryshme dhe gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e pesë (295) studentë.
Konferenca u organizua nga të gjitha njësitë akademike të UT-së, përfshirë të gjitha fushat e studimeve.
Nga Universiteti i Prizrenit dhe Fakulteti i Filologjisë morën pjesë katër studentë. Studentët e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, si: Rina Perolli dhe Fjolla Qellopek prezantuan për temën: E folmja e Gjakovës dhe karakteristikat e saj, kurse Egzon Jashari dhe Fatlum Jashari prezantuan për temën: Struktura dhe funksioni i kallëzuesit emëror në shqip: studim kontrastiv ndërmjet shqipes gjermanishtes dhe anglishtes.
Studentët janë motivuar dhe orientuar nga prof.asoc.dr Shkelqim Millaku.
Në hapjen e konferencës ishin: Ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Republikës së Shqipërisë dhe rektori i UT-së e i UP-së, dekanë, profesorë e studentë të fushave të ndryshme.
Një seancë shkencore është drejtuar edhe nga Fatlum Jashari, i cili është student i vitit të tretë në Prizren.
Programin e konferencës mund ta gjeni në linkun: