

Studentët falënderojnë Dekanin për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm
Si kryetare e Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Filologjisë, sot pata kënaqësinë e veçantë që të organizoj një mbledhje falënderuese me Dekanin tonë të nderuar, prof. Xhafer Beqiraj. Kjo mbledhje u thirr me qëllim që t’i shprehim mirënjohjen tonë të thellë për punën, përkushtimin dhe kujdesin që ka treguar gjatë gjithë kohës në krye të fakultetit tonë.
Këshilli i Studentëve përgatiti një dhuratë simbolike për Dekanin , një shenjë modeste por me mirënjohjeje të thellë , që bart me vete falënderimin tonë të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj studentëve dhe për bashkëpunimin korrekt me organet studentore. Dhurata simbolike është një kujtim që do të kujtojë gjithmonë këtë frymë bashkëpunimi dhe përkushtimi ndaj studentëve.
Në një gjest jashtëzakonisht domethënës, Dekani ndau për çdo student të dalluar një libër, dhuratë që përtej vlerës materiale, bart në vete motivimin për të lexuar më shumë, për të kërkuar dijen dhe për të kontribuar në fushën e filologjisë. Ky akt përfaqëson më së miri shpirtin e një udhëheqësi akademik që beson në fuqinë e dijes dhe në rolin e rinisë në ndërtimin e së ardhmes.
Në fund, në emër të gjithë studentëve të Fakultetit të Filologjisë, i shpreh falënderimet më të përzemërta profesor Xhafer Beqiraj për vizionin e tij, përkushtimin ndaj dijes dhe studentëve, dhe për mbështetjen e pandalshme që na ka dhënë. Do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtimeve tona më të mira në këtë udhëtim akademik.
Ju faleminderit për gjithçka!
Me shumë respekt,







