

Takim koordinues me bashkëpunëtorët e angazhuar në Fakultetin e Filologjisë
Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren u mbajt sot takimi koordinues me bashkëpunëtorët e angazhuar për vitin akademik 2025/2026.
Takimi, i udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, Dekane e Fakultetit, kishte për qëllim harmonizimin e proceseve akademike dhe administrative në fillim të vitit të ri akademik.
Në takim morën pjesë edhe Prodekani Prof. Ass. Dr. Fikret Ramadani, kryetari i Komisionit të Cilësisë, Prof. Dr. Sejdi Sejdiu, shefja e Programit të Gjuhës Angleze, Prof. Ass. Dr. Rrezarta Ramadani, shefi i Programit të Gjuhës Gjermane, Prof. Ass. Dr. Ilir Krusha, si dhe sekretarja e Fakultetit, znj. Anzotika Hajdari.
Qëllimi i takimit ishte:
- harmonizimi i orareve dhe ngarkesës mësimore;
- dakordimi për formatin e syllabuseve dhe politikat e vlerësimit;
- shqyrtimi i procedurave administrative (kontratat, evidencat e mbajtjes së ligjëratave/ushtrimeve, afatet raportuese);
- përmirësimi i komunikimit me studentët dhe përdorimi i kanaleve zyrtare të informimit.
Po ashtu, bashkëpunëtorëve të angazhuar iu shpërndanë dokumentet themelore të institucionit:
- Kodi i Etikës
- Rregullorja për Procedurat dhe Masat Disiplinore për Personelin Akademik
- Rregullorja për Komunikime në Universitet
- Rregullorja për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimet Seksuale dhe Ngacmimet në Universitet
- Rregullorja për Sigurimin e Cilësisë
Dekanja Dibra theksoi rëndësinë e zbatimit të këtyre dokumenteve në përditshmërinë akademike, duke theksuar se respektimi i etikës, përgjegjësisë profesionale dhe transparencës është themel i kulturës institucionale në Universitetin “Ukshin Hoti” – Prizren.




