Takim me Bordin Këshillëdhënës
Dekania e Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Vjollca Dibra, ftoi në takim anëtarët e Bordi Këshillëdhënës të Fakultetit të Filologjisë. Në këtë takim mori pjesë edhe drejtoresha DKA-së në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj.
Në mbledhje u diskutuan pikat më të rëndësishme të projekteve që planifikon Fakulteti i Filologjisë në ndihmë të shoqërisë dhe komuniteteve.
Bordi Këshillëdhënës, si gjithmonë, shprehu mbështetje për projektet dhe aktivitetet e planifikuara të Fakultetit të Filologjisë në ditët në vijim.
Dekania falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për gatishmërinë e treguar dhe idetë novative që do të mbështesin misioni e tretë që ka për obligim të realizojë Universiteti “Ukshin Hoti”.